KreuStil Jetese

Adele me të dashur të ri, ja artisti që i ka rrëmbyer zemrën pas divorcit

Një dashuri e re mund të ketë hyrë në jetën e Adele.

Sipas mediave rozë këngëtarja e njohur përflitet se ka nisur nëj romancë të re me producentin e njohur amerikan Jonathan Hay.

Sipas “The Mirror” dyshja po kalon shumë kohë bashkë së fundmi  dhe mendohet se takimi i parë ka ndodhur në fillim të këtij viti në një studio muzikore në në New York. 31-vjeçarja thuhet se po punonte për një këngë të re në studio pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki ndërsa Jonathan, 45 vjeçar po përfundonte albumin e tij jazz “Follow the leader”.

Në një intervistë në internet, Jonathan u shpreh se kishte takuar dashurinë e jetës së tij, një vajzë nga Londra. “Papritur takova dashurinë e jetës sime në ashensorin e studios legjendari Quad Studios…”, pa thënë emrin e vajzës në fjalë.

Adele zyrtarisht firmosi divorcin nga ish-bashkëshorti 45-vjeçar Simon në muajin shtator. Dyshja kanë edhe një djalë i quajtur Angelo që erdhi në jetë në 2012-ën. Sa i përket partnerit të ri të yllit të “Hello”, producenti 46-vjeçar ka një vajzë 17 vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF