KreuStil Jetese

E bën sërish; Kim Kardashian shton me photoshop vajzën në kartolinën e festave sepse…

Pak ditë më parë ylli i reality-t Kim Kardashian pulikoi në rrjetet sociale kartolinën e festave të familjes së saj.

Në foto ndodhet Kim, bashkëshorti Kanye dhe katr fëmijët e tyre por që në realitet, një prej fëmijëve as që ka qenë prezente në foton e përbashkët.

Pak pasi u akuzua nga fansat e saj se në foto ishte përdorur photoshop, vetë Kim pranoi publikisht se vajza e madhe North nuk ishte në foto me fëmijët e tjerë Saint, Chicago dhe Psalm por se ajo ishte detyruar ta shtonte atë me photoshop.

E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres 39-vjeçarja u shpreh:“Ishte ajo periudha e vështirë për t’i bërë të gjithë së bashku, kështu që unë thashë se do ta bëj vetë familjen time …“Ishte shumë stres me katër fëmijët. North po kalonte një ditë të keqe dhe unë thashë, ‘mirë do ta bëjmë pa ty’, por pastaj ajo tha se dëshironte të pozonte vetëm me mua”. Kështu që thashë, ok po e bëjmë me Photoshop. Pra në foto nuk është North në të vërtetë. Sa ankth kalova që të bëja këtë foto, se gjithmonë ekziston një foto”, tha Kim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF