KreuStil Jetese

Luks, por edhe cudira, cfarë veshën VIP-at në Festivalin e Këngës!

Është ajo koha e vitit kur vëmendjen e rrëmben Festivali I Këngës, e doemos, kureshtja është e madhe për prezantimin e artistëve me përvojë dhe emër, por edhe e talenteve të reja. Megjithatë, evente të tilla, në mënyrë të pashmangshme ngjallin kureshtje dhe për dicka tjetër: veshjet. Gjithmonë e më shumë, po i kushtohet vëmendje e madhe kurimit të imazhit e kjo reflektohet qartë në kujdesin e treguar për të shkëlqyer sa më fort në një mbrëmje të tillë. Elvana Gjata dukej super në formë me kostumin  e saj të bardhë, Albërie Hadërgjonaj ngjante me një hyjni greke, Eranda Libohova dhe Marsela Cibukaj ishin shik, i thjeshtë por i bukur fustani i kuq i vajzës së Genc Tukicit dhe paksa e cuditëshme veshja e Kamela Islamajt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF