Moderatorja sportive Vilma Masha u bë nënë për herë të parë mëngjesin e 19 dhjetorit. Ajo mirëpriti në jetë vajzën e saj dhe lajmin e gëzuar e ndau me të gjithë ndjekësit e miqtë me anë të një fotoje ku shkruante: “Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një engjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”.
Por ndonëse shumë prisnin të mësonin emrin e vogëlushes së sapolindur, moderatorja ksihte zgjedhur që këtë detaj ta ruante për vete ose për një moment tjetër.
Megjithatë në mesin e dhjetra komenteve e urimeve u zbulua se Vilma dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që vajzën e tyre të parë ta quajnë Sea, një emër i veçantë dhe i shkurtër.
Vetë Vilma në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në emisionin “Rudina” u shpreh se ajo dëshironte t’i vendoste vajzës një emër të shkurtër e që të mos mund të shkurtohej.
Bordo.al i uroj jetë të gjatë vogëlushes!