KreuStil Jetese

Flasin “Kujta&Meri”: Ja sa kushton fustani që veshi Beyonce?!

Pak ditë më parë Beyonce veshi fustanin e dy stilistëve shqiptarë “Kujta dhe Meri” dhe lajmi mori dhenë në mediat vendase e jo vetëm.

Diva e muzikës zgjodhi dy stilistët nga Kosova për të krijuar fustanin që ajo do të vishte në festën e organizuar për 50 vjetorin e ditëlindjes së P.Diddy-t.

Klan Kosova ka kontaktuar dy stilistët për të ditur më shumë rreth këtij bashkëpunimi duke u shorehur se ka qenë stafi i Beyonce ai që i ka kontaktuar përmes email-it. “Kujta dhe Meri” kanë punuar për 3 ditë pa pushuar për të krijuar fustanin në fjalë, i cili kap shifrën e 6 mijë eurove.

“Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej,” thotë Kujta.

Ai model ekzakt i fustanit nuk mund të blihet, sepse dy të mbeturit, çifti do t’i ruajë për vajzat e veta. Por, një version i ngjashëm shitet në dyqanin e brandit Kujta & Meri në Milano. Çmimi? Rreth 6000 euro. “Kishte pasur kërkesa të shumta [në Milano] për fustanin dhe kishin caktuar një shumë që për ata ishte pak,” thotë Meri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF