
Gjysëm pantallona, gjysëm fustan, është një stil që po shfaqet kudo kohët e fundit, dhe Luana Vjollca ishte ndër të parët që e “përqafoi“. Dhe këtë radhë, ka zgjedhur ta rikthejë sërish, vetëm se jo tamam ashtu. Bëhet fjalë për një xhaketë fustan, e cila është e shkurtër nga njëra anë, dhe në tjetrën “shpërthen“ një gjysem fund prej tyli. E njëjta gjë vihet re edhe tek pjesa e krahëve: një anë e fustanit më klasike, tjetra më sport. Kështu do të shfaqet sonte në darkë, në episodin e radhës të emisionit “Shiko Kush Luan”.
Disave i duket elegant, ca thonë i cuditshëm. Një gjë është e sigurtë, Luanës i pëlqen të ngacmojë, dhe kësaj ia del gjithmonë! Poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe me qindra komente, ku fansat për të disatën herë tregojnë se sa e duan moderatoren dhe se e mbështesin në çdo moment.


8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019












