Në prag të finales së Festivalit të Këngës, një deklaratë e Juliana Pashës lidhur me pretendentet dhe fituesen e këtij edicioni nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj.
Artistja që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong 2010 ka shprehur hapur se cilat janë dy pretendentet për të fituar duke zgjedhur Elvana Gjatën dhe Arilena Arën.
“Dy pretendentet kryesore Arilena Ara dhe Elvana Gjata janë shumë të ndryshme por tepër të denja në performancat e tyre. Shumë e vështirë për të zgjedhur të preferuarën mes energjisë “Me tana” dhe drithërimës “Shaj”, shkruan Pasha në postimin e para pak minutave në Instagram.
Kjo deklaratë e Julianës nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj të cilët e kanë cilësuar shpalljen dhe veçimin e vetëm 2 pretendenteve si diçka që nuk është aspak e denjë e që nuk i ka aspak hije.
Ja disa nga komentet:
Nga ana e saj Juliana Pasha i është përgjigjur këtyre sulmeve duke thënë se ajo përzgjidhi vetëm Arilenën dhe Elvanën si pretendente (duke anashkaluar edhe emra si Era Rusi apo Albërije Hadërgjonaj) duke iu referuar si emra që janë më të përfolurit në publik dhe mediat sociale se fitorja do të ndahet mes Elvana Gjatës dhe Arilena Arës.

8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019













