
Alketa Vejsiu ka bërë reagimin e parë publik pas përfundimit të Festivalit të Këngës. Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram prezantuesja e këtij edicioni të 58-të pasi uron Arilena Arën për fitoren bën atë që mund të cilësohet si një ndjesë publike ndaj Elvana Gjatës, e cila konsiderohej si pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong 2020.
“I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision!
Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.”, e nis Alketa deklaratën e saj publike.
Por vendimi për të mos shpallur fituese Elvanënn dhe këngën esaj “Me tana” duket se ka qenë një surprizë edhe për Vejsiun e cila ia ka vënë fajin anëtaret e jurisë shqiptare.
“Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv!
Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!”
Si konkluzion Alketa falenderon Elvana Gjatën që mori pjesë në festival e madje i përmend faktin se 3 anëtarët e jurisë së Eurovision e shpallën atë fituese
“Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!”.
Ndërkaq Anabel.al shkruan se midis regjisores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu ka pasur një debat të ashpër lidhur me mënyrën dhe skemën e përdorur për të shpallur fituesen.







8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019







