Elvana Gjata nuk ia doli të triumfojë në Festivaline Këngës, duke u renditur e dyta. Artistja e “Me tana” humbi kështu shansin për të qenë ajo përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong 2020, ndonëse që në fillim është cilësuar si pretendente.
Zhgënjimi i Elvanës u kuptua në sytë e saj kur iu thirr emri si fituese e vendit të dytë, duke bërë që ky rikthim në festivale të mos i përkthehet në trofeun e fitimtares.
Por pas përfundimit të festivalit ka reaguar Migena, motra e madhe e Elvana Gjatës e cila ka qenë në sallë për ta ndjekur atë. Me anë të një videoje në Instagram ku shihet reagimi i publikt në përfundim të performancës së Elvanës, Migena shkruan se ajo ka fituar zemrat e publikut për vitet me radhë.
“Ti fitove turmën, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, për t ëpaktën 15 vitet e fundit”, shkruan Migena gjithashtu artiste e këngëtare e muzikës lirike në Gjermani.




8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019










