Pas rezultatit surprizues të festivalit të këngës kur Elvana Gjata u rendit e dyta, ndërkohë që votat e jurisë së huaj e nxorrën fituese, mësohet se artistja është larguar menjëherë nga Shqipëria.
Këtë e ka zbuluar miku i ngushtë i yllit të “Me tana”, stilisti Valdrin Sahiti i cili në postimin e bërë pak minuta më parë në Instagram ku flet për zhgënjimin e fest 58, ka shkruar se Elvana është duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fakt udhëtimi drejt SHBA-ve ka qenë i planifikuar kohë më parë për Elvanën e cila do të performojë në një nga clubet e Neë Yorku-t së bashku me Ledri Vulën dhe Kidën.
Ajo që është pak por e sigurtë është fakti se ky udhëtim sigurisht do të ishte emocionalisht ndryshe për artisten nëse do të kishte marrë me vete edhe trofeun e fitores si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong-un e 2020-ës.








8 sekrete bukurie që vetëm modelet i dinë





Parashikimi i Horoskopit, datë 21 dhjetor 2019






