KreuStil Jetese

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar nuk fshihet më, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Taulant Xhaka, Arbnora është në pritje të ëmbël.

Arbnora dhe futbollisti i njohur e dhanë lajmin e bukur pak javë më parë duke i surprizuar të gjithë.

Ndonëse e rezervuar me fotot që publikon në rrjetet sociale, bukuroshja ka bërë një përjashtim duke publikuar një foto teksa ndodhet me pushime së bashku me Taulantin dhe një çift tjetër miq të tyre dhe gjithë vëmendjen e merr barku i rrumbullakosur.

E veshur me të bardha, Arbnora duket në formë shumë të mirë teksa mban dorën te barku.

Vlen të përmendet se ajo dhe Xhaka nuk e kanë zbuluar ende gjininë e foshnjes që pritet të vijë në pranverën e 2020-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF