Viti 2019 nuk ka qenë edhe aq i mbarë për disa çifte të njohur të shoëbizit shqiptarë. Martesa e romanca të gjata të gjata në kohë u shndërruar në ndarje të bujshme të cilat nuk kishin si të mos bëheshin pjesë e mediave rozë në vend. Ja 6 ndarjet më të bujshme të vitit që lamë pas:
Arbana Osmani dhe bashkëshorti Ardit Kero
Arbana Osmani dhe partneri i saj Ardit i dhanë fund lidhjes 17 vjeçare dhe martesës së tyre. Ndonëse mendohet se ndarja e çiftit ka ndodhur që vitin e shkuar, divorci u bë publik në fillim të këtij viti.
Robert Berisha dhe Nora Istrefi
Një ndër ndarjet më të bjshme dhe më të përfolura të këtij viti ka qenë ajo e Nora Istrefit dhe bashkëshortit të saj Robert Berisha. Çifti vendosi t’i jepte fund historisë 14 vjeçare të dashurisë fryt i të cilës është vajza e tyre Renee.
Loredana dhe Mozzik
Çift në jetë e në karrierë, por Loredana e Mozzik vendosën t’i japin fund martesës së tyre. Pak muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre Hana, artistët e rinnj por me miliona fansa vendosën të divorcoheshin duke konfirmuar zërat se mes tyre kishte së fundmi probleme në çift.
Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti Aleksandër Varfaj
Lidhja e tyre nisi rrufeshëm, u kurorëzua në martesë, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë. Aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj pranuan publikisht divorcin pas muajsh të tërë thashethemesh se ata ishin ndarë.
Stresi dhe Kejsi
Reperi Stresi dhe e dashura e tij Kejsi ishin në prag të martesës. Lidhja e tyre i mbijetoi largësisë, Ppor përfundoi pak ditë pasi reperi doli nga burgu ku qëndroi për disa javë.
Fotinia dhe Danieli
Listës së çifteve që u ndanë këtë vit i shtohet edhe një çift nga reality show Big Brother. Fotinia dhe Danieli nuk ia dolën të çonin përpara romancën e tyre, Ndonëse ajo zgjati disa kohë pas përfundimit të eksperiencës që patën të rinjtë brenda shtëpisë më të famshme.






15 palltot IN që të gjitha i duam këtë dimër





Parashikimi i Horoskopit, datë 28 dhjetor 2019



Karl Lagerfeld i thotë lamtumirë pellushëve!




Sepse ju nuk mund ta kuptoni atë!

Çfarë simbolizon festa e Krishtlindjeve?!
