KreuStil Jetese

Juliana Pasha e cilësoi performuesin më të dobët në Eurovizion, reagon Frederik Ndoci

Juliana Pasha gjatë pranisë së saj në emisionin “Shiko Kush Luan” u pyet se cilën konsideronte si performancën më të dobët të Shqipërisë në Eurovizion dhe përgjigjia e saj ishte Frederik Ndoci.

Ky i fundit ka reaguar kundrejt këngëtares me anë të një deklarate të bërë në Facebook ku ndër të tjera e ka quajtur atë “këngëtare provinciale”.

Deklarata e plotë e Frederik Ndocit:

Asht shum e vështir te flasësh për një koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar që ka debutu. Ne kemi përfaqesuar Shqipërin në nji kompeticion, dhe në përgjithsi sejcili ka qenë denjesisht mir. Stilet kan ken të ndryshme por sejcili artist asht mundu me stilin qe ka sjell ta ket perfekt, pavarsisht vlersimeve qe marrin. Mos harroni se Eurosong ka edhe kritik arti internacional apo vleresues arti edhe per kangen edhe per artistin edhe per interpretimin jo vetem nga organizatoret por ka kritik arti edhe ne cdo klub eurosong te shteteve te ndryshme dhe ruhen ne pdf page per cdo festival, mjafton te lexosh sepse jan ne anglish, por ma te kujdesshem jan klubet e te gjitha shteteve pjesmarres te cilet ruajne me fanatizem çdo vlersim apo nenvlefsim dhe flasin e shkruajn per cdo artist pjesmarres. Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.”– shprehet artisti.

Ai vijon më tej me “kundërsulmin” ndaj Julianës kur thotë se:

“…Mirepo ka artist provincial qe I japin gojes, qe shperfaqen posht nivelit qe meriton epiteti artist, dhe nga qe jan te sigurt qe niveli i fansave personal nuk din anglish por vetem burrelshe, qe pritojn me lexu ndoshta edhe shqip, por mjaftohen me like, dhe ne thelb keta kubike artist harrojn qe për te dal ne krye, ne se i ka dhan Zoti diçka vertet, kan pune e u duhet. shum mund, dhe smund te dalesh thjesh duke ul male e lisa, se trembin sorra e korba minimumi.
Mendoj me pak keqardhje qe me vjen por e meriton drejt e drejt kjo artistja qytetare nderi e Burrelit, e perkrahur nga gjithkush atavizme e ppsh, qe sot me thenien e saj me vjen gjynah se po shkon viktim e atyre.
Ajo mund të mendojn se asht e mir, por me sa kam ndigju artistet e tjera femra ne shqiperi, kesaj i duhet pune, se ka mbi 150 volale femrash qe dijne te performojn shum her ma mir dhe má me kultur, të bertitunit ka nje vler per nivele qe e masin performancen me kuaj fuqi bertitje. Ai qe kendon fort kendon asht kangtar i madh. Ne fakt britma me zanore te hapuna asht nje lloj pa aftesie vokale por qe ne zhandrre te veçanta nuk pi uj, kam ven re se edhe jazz kur sjell nje imitim shpesh mir por qe mbet imitim kur ngaterron soul jazz me rythm blues dhe jo origjinalitet pasi do marresh kangen e tjetër kujt per me i mbush mendjen disa njerezve nen nivel se je E madhe.
Keto artist e kuptojn vleren e vet personale se sa te vegjel jan, vetem atehere kur kalojn jasht shqiprie, në kompeticione internazionale.
Ne se krahason artistja vlerat dhe karrieren personale me çka arriti edhe pse 100 her ma e sponsorizuar dhe ma e perkrahur besoj se i duhen edhe 35 vite karrier, por ne rastin e shpervjeljes se saj prej total ignorante, ndoshta ka mendu se nga nje her edhe mund te kapercen ça vende nalt duke vjell vrer kunder kolegut pavaresisht permasave.
Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.”-
shprehet Ndoci, i cili nuk nguron t’i numëroj Julianës arritjet e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF