Reperi i njohur Gjiko ka festuar ditëlindjen e tij të 29-ën ditën e djeshme. Urimet e shumta nga miqtë dhe njerëzit e dashur nuk i kanë munguar të premten as në rrjetet sociale, e në këtë ditë speciale sigurisht nuk kanë munguar as dhuratat.
Por a ka dhuratë më të bukur se sa ajo që mund t’i bësh vetë vetes?!
Happiness is the smell of a new car??? happy birthday Gjiko #29 #porshecayenneS ???
Edhe këtë vit, ylli i “Anna” i ka dhuruar vetes një super makinë luksoze. Siç shihet edhe në foton që ka publikuar në Instagram, makina e zgjedhur nga reperi është një Porsche Cayenne S. “Lumturi është aroma e një makine të re”, ka shkruar ai, ndërsa ka zgjedhur ngjyrën e zezë për makinën e radhës që i shtohet koleksionit të tij.
Por sa kushton një makinë Porsche Cayenne S si kjo që i dhuroi Gjiko vetes?
Çmimi i një makine “Porsche Cayenne” nis nga 65,700 dollarë, por që çmimet rriten nëse kërkoni për një model me një nga opsionet e fuqishme të motorrit. Për shembull si e reperit shqiptar “Porsche Cayenne S” fillojnë nga 82.900 dollarë.