KreuStil Jetese

Gaz Paja flet për herë të parë për djalin dhe zbulon se kujt i ngjan vogëlushi!

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja ka qenë i ftuar special në puntatën e djeshme të programit “Hell’s Kitchen” në rolin e shefit të kuzhinës që imiton Renato Mekolli.

Në përfundim të pranisë së tij, ka qenë Mekolli ai që ka realizuar edhe një mini-intervistë me aktorin duke e pyetur edhe për të birin.

“U kënaqa shumë por kam kam lënë djalin në shtëpi dhe do vrapoj me vrap”, ka thënë Gazi në këtë prononcim të parë që bën për të birin Dard i cili erdhi në jetë në 28 tetor të 2019-ës.

“Djali është shumë mirë, është super, është i qetë, qan, qesh, i ka të gjitha bashkë”, thotë aktori duke zbuluar ndër të tjera edhe ngjashmërinë e të birit.

“Kujt i ngjan”, e pyet Renato ndërsa Gazi i përgjigjet gjithë krenari duke rrahur gjoksin “Nga baba”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF