KreuStil Jetese

I zhytur në borxhe, ish-burri i Anna Oxa-s vret veten

Ish-bashkëshorti i Anna Oxa, Franco Ciani ka kryer vetvrasje. 62 vjeçari, i njohur si këngëtar, producent dhe muzikant ka ndërruar jetë të enjten e shkuar në 2 Janar në një hotel në Fidenza.

Sipas  “Il Corriere della Sera” autori i shumë këngëve si ” “Ti lascerò”” kënduar në 1989 nga Ana Oxa dhe Fausto Leali në Sanremo,  kishte shumë borxhe.

Ciani u gjet i pajetë në dhomë nga shërbimi i hotelit në mëngjesin e së premtes. Sipas mediave italiane, kompozitori kishte shpjeguar shkaqet e vetvrasjes në një një letër drejtuar menaxherit të tij.

Ciani kishte lindur në Bolonja në 17 gusht 1957, u martua me Anna Oxa në 1982, atëherë 19 vjeçare. Ai bashkëpunoi me shumë artistë mes të cilëve Lucio Dalla dhe Marina Fiordaliso. Pas divorcit nga Oxa të dy nuk kishin me raporte mes tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF