Shkëlzen Berisha po shijon kohëra të lumtura në krah të blogeres, Armina Mevlani. Por ai ka qenë më parë i martuar me Sadije Berishën, një martesë kjo nga e cila cifti pati dy fëmijë, Medinën dhe Lajdon.
Pas divorcit, Shkëlzeni qëndroi në atdhe, ndërsa ish e shoqja, në Suedi. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ka ngurruar të postojë herë pas here foto të fëmijëve. Por këtë radhë është Shkëlzen, zakonisht I rezervuar, ai që ka nxjerrë në Instagram foto me fëmijet, tashmë adoleshentë, dhe është pak të thuhet që janë rritur e bërë dy yje!
Sadija ndërkohë, nga martesa e parë ka edhe dy binjakë, që mendohet të jenë sot tek 29 vjec.