Pak veshje janë aq të famshme sot nëpër botë sa kostumi Chanel. Pjesët ikonike të tij u menduan e propozuan në 1920-tës nga e jashtezakonshmja Gabrielle Chanel, dhe historia e tij vazhdon deri në ditët e tona, i kthyer e rikthyer nga Karl Lagerfeld dhe së fundi, nga Virginie Viard.
Kostumi Chanel ka qenë dhe mbetet një simbol i modës, por edhe një simbol i fuqisë dhe lirisë femërore.
Në rrjedhën e kohës, ai ka qenë I preferuar I figurave emblematike të modës, kinematografisë, politikës apo muzikës. Jackie Kennedy, Prințesa Diana, Brigitte Bardot dhe Barbara Walters janë vetëm disa prej emrave që nuk e hiqnin nga dollapi, duke i konfirmuar statusin e `yllit“ kësaj shtëpie të modës. Po cila është historia e tij? Coco Chanel e gjeti frymëzimin për këtë komplet klasik tek veshjet sportive dhe ato mashkullore, sidomos tek ato të të dashurit të saj të asaj kohe, Dukës së Westminster. Ajo I mendonte këto rroba shumë më të rehatshme se veshjet e femrave. Kostumi lindi praktikisht si një variant më pak “shtrëngues“ i veshjeve elegante të grave, që vazhdonin të mbanin korse e fustane të gjata, mjaft popullore në periudhën e Belle Epoque ( 1870-1914).
Vizioni i saj u “përqafua“ në 1947 nga Christian Dior, që e ripropozoi nga ana e tij look-un e famshëm: xhaketë e shkurtër dhe funde poshtë gjurit me bel të lartë.
Pas vdekjes së Coco Chanel në 1971-shin, disa vite më vonë, në vitin 1981, kreativetin e shtëpisë së saj të modës e mori në dorë Karl Lagerfeld i cili vazhdoi traditën e saj, duke lejuar vijimësinë e kostumit emblematik.