KreuStil Jetese

Jo vetëm Alketa, një tjetër shqiptare do të prek Sanremo 2020

Alketa Vejsiu do të jetë bashkëprezantuese në një nga netët e festivalit italian të këngës, “Sanremo” në krah të shumë emrave të tjerë të njohur.

Por prezantuesja e disa spektakleve në vend nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ketë mundësinë të ngjitet në skenën prestigjioze sepse siç kanë bërë me dije organizatorët e festivalit e ftuar në Sanreo do të jetë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo”, tha drejtori artistik dhe prezantuesi Amadeus duke prezantuar edicionin e këtij viti të konkursit popullor të martën.

“Është konfirmuar që prezent do të jetë edhe këngëtari dhe “showman”-i veteran napolitan, Massimo Ranieri, që do të bëjë duet me kantautorin Tiziano Ferro dhe pop yllin libanez-britanik Mika.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF