Të hënën, ajo i tha një gjykatësi që megjithëse ishte takuar me Weinstein në të kaluarën, ajo ndjeu se do të ishte në gjendje të “mbante mendje të hapur për faktet” nëse ajo zgjidhet te paraqitet ne gjyq.
Përzgjedhja e jurisë në Gjykatën Supreme të New York filloi më herët në janar – më shumë se dy vjet pasi dhjetëra akuza kundër Weinstein erdhën në vëmendjen e gjerë të publikut dhe i dhanë vrull lëvizjes #MeToo.
E pyetur gjatë një procesi fillestar të shqyrtimit, Hadid gjithashtu zbuloi se ajo më parë ishte takuar me aktoren Salma Hayek, e cila është një dëshmitare e mundshme në gjyq, por përsëri tha se mund të qëndronte e paanshme.
Modeles së Victoria’s Secret iu kërkua të kthehej të enjten për pyetje shtesë, së bashku me 34 juristët e tjerë të mundshëm.
E rrethuar nga fotografë kur la sallën e gjyqit, Hadid, e cili ka më shumë se 51 milion ndjekës në Instagram, tha: “Nuk më lejohet të flas për detyrën e jurisë. Më vjen keq”
Weinstein, 67 vjeç, akuzohet se dhunoi një grua në një dhomë hoteli në Manhattan në 2013 dhe sulmoi seksualisht një grua tjetër në 2006.
Ai ka mohuar akuzat dhe tha se çdo aktivitet seksual ishte konsensual.
Ylli i filmit është shfaqur i dobët gjatë fillimit të procedurave, duke hyrë në gjykatë duke përdorur një mbajtwse ekuilibri për këmbët, për të cilën avokatët e tij tha se ai ka nevojë për shkak të operacionit të shpinës.
Procesi i shqyrtimit për juristët është penguar nga disa sfida dhe shpërqendrime, duke përfshirë një protestë jashtë ndërtesës.
Weinstein është kërcënuar me burg për përdorimin e telefonit të tij gjatë procedurave, dhe ekipi i tij mbrojtës ka bërë thirrje që gjyqtari të tërhiqet dhe zgjedhja e jurisë të mbahet sekret. Të dyje kërkesat jane refuzuan.
Të dy palët thonë se shpresojnë të japin deklaratat në gjyq para fundit të janarit dhe çështja pritet të vazhdojë deri në shkurt dhe në mars.
Nëse dënohet, Weinstein mund të përballet me burgim të përjetshëm. Ndërsa çështja po fillonte një javë më parë, prokurorët në Los Angeles njoftuan akuza të reja në një çështje të veçantë kundër tij.
Këto akuza e akuzojnë atë se përdhunoi një grua dhe sulmoi seksualisht një grua tjetër në netët e njëpasnjëshme në vitin 2013 – ditë para se ai të ndiqte Oscar me gruan e tij të atëhershme, stilisten e modës Georgina Chapman, e cila ishte shtatzënë në atë kohë.
Burimi: Sky News



5 nga vendet ‘më të mallkuara’ në botë





Parashikimi i Horoskopit, datë 14 janar 2020











Detox-i i dimrit! Ja si funksionon
