“Soiree” me Jonida Shehun këtë të mërkurë kishte mbledhur artistë që jetojnë nën një strehë apo që vijnë nga e njëjta familje. Sajmir Çili bashkë me vajzën e tij Isea ishin ndër të ftuarit për të folur se si është të jesh babë e bijë artistë brenda një familje, por edhe ish bashkëshortja e Sajmirit, Suela Kalaja vjen nga e njëjta fushë e artit. Pikërisht për këtë e ka pyetur moderatorja e njohur Jonida Shehun se çfarë të mirash apo dhe çfarë të këqijash ka që të tre vijnë nga fusha e artit.
“Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhë për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve. Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë”, është shprehur Sajmir Çili.
Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk dëshironte që vajza e tij, Isea të merrej me muzikë, për vetë faktin se ky terren sipas tij është i vështirë dhe shumë shpejt mund të dalësh nga moda.
Vlen të rikujtojmë se ka qenë një prej divorceve më të përfolur ajo e ndodhur disa vite më parë mes artistëve Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Kalvari i prishjes së marrëdhënies deri në finalizimin ligjërisht nuk ishte aspak i lehtë e miqësor për dy ish bashkëshortët. Ish-bashkëshorti i saj kërkoi një urdhër mbrojtjeje nga këngëtarja pasi pretendonte për dhunë në familje. Që nga ai moment, mes ish-bashkëshortëve nisi një betejë ligjore, por mesa duket gjërat tani janë qetësuar.