Ronela Hajati humbi babain e saj më 28 mars të 2013-ës e paçka se vitet kalojnë, artistja e ndjen patjetër mungesën e tij.
E për të pasur gjithmonë me vete diçka të të atit, ylli i muzikës ka zgjedhur të ‘gdhend’ në trup emrin e tij duke realizuar një tatuazh shumë domethënës.
Ronela ka tatuuar emrin e tij “Marash” në pjesën e brendshme të krahut dhe këtë moment e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram. Ky gjest i artistes është i radhës, në morinë e shumë dedikimeve e mallit që ka shkrehur përgjatë këtyre viteve mungesë të figurës atërore.
Marash Hajati u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Emri i tij është bërë i njohur jo vetëm për shkrimet si publicist, por sepse për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Në vitet ’74-’88 Hajati ka qenë dhe drejtor i përgjithshëm i RTSH-së.