KreuStil Jetese

“I provuam të gjitha…na është shuar drita e diellit”, vajza e vetme e Xhevdet Ferit përlot me fjalët pas ikjes së babait

Aktori i njohur Xhevdet Feri humb jetën dy ditë më parë në moshën 59-vjeçare duke shokuar gjithë opinionin publik me këtë ikje të parakohshme.

Feri u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme jo me homazhe shtetërore por me një ceremoni të thjeshtë mortore, për të plotsuar kështu amantetin e tij për t’u përcjellë nga miqtë dhe familjarët.

E kur kanë kaluar 2 ditë nga humbja e artistit, e bija e vetme Bora ka shkruar disa fjalë për ‘kapitenin’ e saj siç e quan ajo, duke i prekur të gjithë.

Duke falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për mbështetjen e miqve dhe dashamirësëve të Xhodës, ajo shkruan se babai i saj më herët kishte kaluar një sëmundje të rëndë por që e kishte mposhtur me sukses ndërsa shkak për vdekjen është bërë një insuficiencë e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhte.

Ajo vijon më tej kur thotë se “per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.”

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF