Pak ditë më parë modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj u bë kryefjalë e mediave rozë për shkak të një lidhjeje të mundshme intime mes saj dhe biznesmenit indian, Chetaan Sandesara.
Por Vuthaj nxitoi t’i mohonte lajmet duke thënë se e vetmja lidhje mes saj dhe biznesmenit në fjalë është ajo e bashkëpunimit dhe biznesit.
E pas kësaj, ajo vendoset sërish në vëmendjen e mediave kësaj here për një projekt të rëndësishëm që tenton t’i vijë në ndihmë grave dhe fëmijëve në mbarë botën.
Është pikërisht Valeria Altobelli ajo që i ka treguar CNN projektin që do të bëjë bashkë disa nga vajzat e Miss World për të kënduar këngën e Diane Warren, “I’m Standing With You”.
Kënga do të këndohet nga vazat në shumë gjuhë të botës, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.
Ky projekt madhor është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminimit të fëmijëve dhe femrave dhe vet Agnesa është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e këtij projekti.



















