Ashley Graham, e cila është e e njohur si modele me linja të kolme, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj në fundjavën që lamë pas, ndërsa lajmin e gëzuar e ka ndarë me miliona ndjekësit në Instagram vetëm pak orë më parë.
“Të shtunën në orë 6 të pasdites, jeta ime dhe e bashkëshortit ndryshuan përgjithmonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të mrekullueshme”, shkroi Graham kur dha lajmin.
32-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj regjisori Justin Ervin mirëpriten në jetë frytin e tyre të dashurisë 9-vjeçare ndonëse pak detaje dihen mbi të porsalindurin.