Rihanna mendohet se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, miliarderin Hassan Jameel pas 3 vitesh bashkë. Por duket se ylli i muzikës nuk ka pritur gjtë për të gjetur një partner të ri sepse mediat e huaja shkruajnë se ajo është hedhur në krahët e reperit të njohur A$AP Rocky.
Shkak për këto thashetheme është bërë mbrëmja e së premtes, kur Riri dhe reperi janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke ndjekur një koncert në New York.
Në fakt duhet thënë se dy artistët kanë njohje të hershme me njëri-tjetrin pasi edhe në 2013-ën janë përfolur për një lidhje pasi u fotografuan duke shkëmbyer puthje jashtë sheshit të xhirimit kur po filmonin një videoklip së bashku.
Ata kanë qenë bashkë edhe në disa evente dhe ndaj publiku është bërë konfuz për këtë histori tyren: nëse është thjesht miqësi apo ka diçka më shumë se kaq.