Dj i njohur Vin Veli është një ndër dj më të kërkuar në club-et e natës në vend dhe prej muajsh tashmë është i angazhuar edhe në spektalin e humorit “Klanifornia”.
Por artisti i muzikës është gjithashtu një baba i devotshëm i Arborit, djalit 5 vjeçar që erdhi në jetë nga lidhja e tij me prezantuesen Bora Zemani. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai foli ndër të tjera edhe për raportin me të birin dhe për momentin e ndarjes së dy të rinjve kur vogëlushi ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.
I pyetur se si arriti t’ja shpjegoi të birin ndarjen nga partnerja, Vin Veli tha se duke qenë se Arbori ishte i vogël në periudhën ku ndodhi divorci, nuk mund ta kuptonte.
“Nuk ishte në një moshë që ta kuptonte. Ka qenë rreth një vit e gjysmë atëherë”, tha ai.
Moderatoja e pyeti atë edhe për pyetjen e zakonshme që bëjnë fëmijët se “përse shokët i kanë të dy edhe mamin e dhe babin?”, ai u përgjigj: “Jo nuk bën se ai është rritur ashtu. E ka dashurinë nga të dy”.
Dj i njohur pranoi se është shumë i lidhur me të birin dhe se e takon atë 4-5 herë në javë e madje ka raste edhe përditë. “Jam shumë i lidhur me Arborin. E takoj 4-5 herë në javë, ka raste dhe për ditë”.