Ermal Mamaqi do të rikthehet sërish në TV Klan.
Disa muaj pasi emisioni i tij i të shtunave “Xing me Ermalin” mbylli kapitullin disa vjeçar në këtë ekran, aktorin dhe producentin do ta shohim sërish në këtë televizion.
Sipas asaj që ka treguar vetë Mamaqi në rrjetet sociale, rikthimi kësaj herë i dedikohet filmit të tij të ri “I Love Tropoja”, që pritet të shohë dritën e kinemasë më 29 Janar.
Një dokumentar që tregon prapaskenat dhe gjithë procesin e krijimit të filmit “I Love Tropoja” do të transmetohet në Tv Klan. Kjo tregon se pas largimit nga Xing-u, Ermali dhe drejtuesit e medias Klan ruajnë marrëdhënie korrekte dhe se mbyllja e bashkëpunimit ka qenë miqësore dhe e dakortësuar nga të dyja palët.