KreuStil Jetese

Dashuria që i mbijetoi skandaleve, divorcit dhe kundërshtive; kjo është historia e veçantë e Kobe dhe bashkëshortes Vanessa

Kobe Bryant, ikona e basketbollit që humbi jetën tragjikisht së bashku me të bijën 13-vjeçare në një aksident ajror më 26 Janar la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza.

Po cila është historia e dashurisë mes 41-vjeçarit të ndjerë dhe brunes që dashuroi që në fillim të 20-tave?

I lindur në 23 gusht të 1978-ës në Philadelphia, Kobe ishte më i vogli ndër 3 fëmijët e ish-basketbolistit Joe Bryant dhe gruan së tij Pamela.

Bryant u martua me Vanessa Laine në 18 Prill të 2001-shit, një vit e gjysmë pasi e takoi atë për herë të parë. Basketbollisti ishte 21 vjeç asokohe ndërsa Vanessa vetëm 17. Kjo e fundit e takoi legjendën e sportit ndërsa ishte duke punuar si modele në prapaskenat e një videoklipi muzikor.

Martesa e tyre në moshë kaq të re u has me kundërshtimet e familjes së Bryant, të cilët nuk pëlqyen zgjedhjet që i biri bëri për partneren e jetës.

Thuhet se prindërit dhe motra e basketbollistit nuk ishin prezent në dasmën e tij për shkak të këtij angazhimi të ri e madhor të Kobe në moshë kaq të re. Kobe ka zbuluar se babai nuk e donte Vanessën si gruan e të birit, për shkak se ishte latine dhe jo afrikano-amerikane. Sipas mediave raportet e Kobe me prindërit mbetën të acaruara deri vonë.

Por edhe ata si çdo çift tjetër u përballën me sfida e drama në jetën e tyre dhe dashuria e Kobe e Vanessa Bryant u përball me një skandal pak vite pas lidhjes së tyre.

Në 2003-ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli. Asokohe Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah ai iu drejtua me fjalët: “Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sime, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe.

“Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bëra familjen tonë të kalojë diçka të tillë”.

Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hotelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë. Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Showtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës dhe për këtë humbje të rëndë, ai fajësoi veten duke deklaruar: “Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.

Por përpos gjithë vështirësive dashuria e tyre pati frytet e saj dhe ata mirëpritën në jetë 4 vajza. Në vitin 2003 ata u bënë prindër për herë të parë të vajzës Natalie.

 

 

Happy Birthday my baby. I love you beyond measure. You will always be my little Principessa #17

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on

Në vitin 2006 erdhi në jetë vajza e dytë Gianna, që u nda tragjikisht nga jeta në avionin privat ku udhëtonte së bashku me babain. Ajo thuhet se trashëgoi talentin e basketbollistit dhe ishte arsyeja se përse Kobe iu rikthyer sportit pas tërheqjes.

Por në vitin 2011, pas gati 1 dekade martesë, Vanessa kërkonte divorcin nga sportisti për mospërputhje karakteresh, ndoënse mediat asokohe shkrunin se basketbollisti e kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij. Por Kobe dhe Vanessa e anuluan divorcin dhe pranuan se po provonin sërish për ta bërë martesën e tyre të funksiononte sërish dhe ia dolën.

Ata mirëpritën në jetë edhe dy vajza të tjera: Bianka në 2016-ën dhe Capri në verën e 2019-ës.

 

 

@vanessabryant surprised me by bringing our two little babies B.B and KoKo to my @granity book signing of #legacyandthequeen at @barnesandnoble ❤️❤️

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on

Por nëse historia e gjatë 20-vjeçare e dashurisë mes Kobe dhe Vanessës i mbijetoi çdo sfide e vështirësia, nuk ishte e thënë që ata të ishin bashkë përgjithmonë! Kobe Bryant u shua në moshën 41-vjeçare së bashku me vajzën e tij të dytë, vetëm 13 -vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF