KreuStil Jetese

Në ceremoninë e Holokaustit, Kate Middleton “riciklon“ fustanin e bukur dimëror gri nga Catherine Walker!

Dukesha e Kembrixhit veshi sërish fustanin e plotë gri të qepur enkas për të nga Catherine Walker kur iu bashkua Princit Uilliam për të bërë respektet e saj në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Londër, dhe nuk e teprojmë nëse themi se shkëlqeu! Kate, 38 vjec, dukej shumë elegante dhe megjithë solemnitetin e rastit, ua dha një buzëqeshje të fortë dashamirësve në rrugë.

Edhe pse veshja e saj ishte në thelb mjaft e thjeshtë – fustani ishte kombinuar me geta të zeza dhe këpucë po të së njëjtës ngjyrë – Kate tërhoqi të gjithë vëmendjen e mundshme. Ndërkohë, kombinimin e kishte kompletuar dhe me një palë vëthë të hijshëm  nga Cassandra Goad.

Dukesha e ka veshur të njëjtin fustan edhe marsin e vitit të kaluar, gjatë vizitës me Mbretëreshën në King’s College London.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF