KreuStil Jetese

Bashkëshortja e Kobe Bryant e shkatërruar; Miqtë: “Nuk arrin dot të mbaroj një fjali…”

Bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa po përpiqet shumë që të jetë e fortë pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj dhe vajzës 13-vjeçare Gianna.

Burime pranë saj i thanë revistës “People” se 37-vjeçarja është e shkatërruar, se e ka shumë të vështirë të qëndrojë e forte, sado që po përpiqet për hir të tre vajzave.

“Ajo nuk ia del dot të përfundojë një fjali pa qarë. Por është duke u bërë e fortë për vajzat. Tashmë i duhet të jetë e fortë për to”, thotë një mik i familjes.

“Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessa-n dhe tërë familjen. Sado që asaj po i qëndrojnë shumë pranë njerëz që e kanë dashur shumë atë dhe Kobe, gjithsesi kjo është një dhimbje që do të jetë aty për shumë gjatë”.

Kobe kishte një lidhje të veçantë me bashkëshorten dhe secilën prej vajzave të tij. Ish-ylli i La Lakers në një intervistë të dhënë në nëntor është shprehur se “të jesh baba është gjeja për të cilën jam më shumë krenat në botë; është arritja ime më e madhe”.

Kobe Bryant përveçse një legjend në sportin e basketbollit ishte dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ai dhe bashkëshortja u martuan në 2001-in kur ajo ishte vetëm 18-vjeç dhe ai 22 dhe kanë luftuar gjithmonë për të qenë bashkë e për t’i bërë ballë çdo sfide.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF