Vanessa, bashkëshortja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant që u nda nga jeta vetëm 4 ditë më parë së bashku me vajzën 13-vjeçare Gianna për shkak të një aksidenti ajror, ka mundur të gjejë forcën për të bërë një deklaratë publike për tragjedinë.
Në një postim të bërë vetëm pak orë më parë në Instagramin e saj, 37-vjeçarja ka prekur miliona njerëz në mbarë botën në saj të fjalëve të ndjera që shkruan:
“Vajzat e ia dhe unë duam të falenderojmë ata miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe na kanë dhënë dashuri gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Padyshim që kemi shumë nevojë. Ne jemi totalisht të shkatërruar nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm Kobe- një baba i mrekullueshëm – dhe e Gianna-s sime të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e matur, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n.
Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën dhe e ndajmë dhimbjen me ta.
Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen tonë tani. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin që ne i donim shumë. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu me ne përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por që na ikën shumë shpejt.
Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta jonë pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne zgjohemi çdo ditë, duke u përpjekur të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme, ose më mirë të themi e pamatshme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kishim pasur këtu përgjithmonë.
Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështjetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë periudhë dhe këtë realitet të ri.”
Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror më 26 Janar së bashku me vajzën e tij Gianna, 13 vjeçare. Në helikopterin me të cilin udhëtonte 41-vjeçari dhe e bija ndodheshin edhe 7 persona të cilët nuk mundën t’i mbijetonin rrëzimit në Calabasas, Kaliforni.















Parashikimi i Horoskopit, datë 27 janar 2020


Top Talent përplas Hervin Culin dhe Olti Currin


