KreuStil Jetese

Qëndronte e mbyllur prej ditësh, mamaja e Kobe Bryant shfaqet për herë të parë pas tragjedisë

Pamela, mamaja e Kobe Bryant është shfaqur për herë të parë në publik pas humbjes tragjike të jetës së djalit dhe mbesës së saj Gianna, në një aksident ajror të dielën.

65-vjeçarja nuk kishte dalë nga shtëpia që pas tragjedisë së të dielës që tronditi mbarë botës, ku nga përplasja e helikopterit humbën jetën 9 persona.

Sipas “DailyMail”, që ka publikuar edhe fotot e mamasë së basketbollistit të ndjerë, ajo është parë të Premten në mëngjes në një market, përpara se t’i drejtohej një salloni bukurie.

Me trishtimin që i lexohej në sy, nëna e sportistit ka lënë për pak orë shtëpinë e saj për t’u rikthyer sërish.

Fqinjët i kanë thënë DailyMail se babai i Kobe, Joe dhe nëna Pamela janë të shkatërruar pas tragjedisë ku humbën djalin e vetëm dhe një nga mbesat e tyre.

Kobe ka pasur një marrëdhënie të vështirë me prindërit e tij, me mosmarrëveshje që nisnin që nga vajza që ai zgjodhi për grua e deri të konflikte të vazhdueshme që e tensiononin lidhjen e tyre familjare herë pas here, aq sa Kobe nuk ka folur me ta për 3 vjet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF