Aktori i njohur i Hollywood Al Pacino ka pësuar një incident mbrëmjen e së dielës, gjatë kohës kur i drejtohej ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA 2020.
Ikona e kinematografisë është rrëzuar teksa ngjiste shkallët e Royal Albert Hall shoqëruar nga partnerja e tij Meital Dohan.
Menjëherë pas incidentit Al Pacino është ndihmuar personat e ekipit të sigurisë ndërsa siç shihet edhe nga fotot e publikuara partnerja e aktorit është tronditur vërtet nga incidenti dhe rrëzimi i tij.
Fatmrësisht aktori 79-vjeçar nuk ka pësuar lëndime nga rrëzimi, por është shoqëruar nga personeli i sigurisë në event.