Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi i dhanë fund lidhjes së tyre disamujore në mënyrë të beftë dhe asnjë nga palët nuk pranoi të komentoj mbi arsyet e ndarjes.
Pak javë më parë, këngëtarja konfirmoi ndarjen në mënyrë të tërthortë duke thënë se është single, ndërsa deklarata më e fundit mbi këtë çështje ka ardhur nga protagonisti, aktori Romeo Veshaj.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora Neës ku ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen nga lidhja e tij e shumëpërfolur- duke iu referuar asaj me Jonida Maliqin.
Ndonëse as Romeo as Jonida nuk e thanë publikisht se janë bashkë, videot dhe fotot i tradhëtuan dhe siç tha aktori: ‘heshtja është pohim’.
Por pse mori fund lidhja e dyshes?
“Çfarë ka ndodhur është e shkuara, anija u mbyt bashkë me kapitenin. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”, tregoi aktori.
Në fund të bisedës, Romeo shtoi se ndarja ishte paqësore dhe tashmë me Jonidën janë miq.