Acqua e Sapone! Miriam Cani për herë të parë në publik pas lindjes
Miriam Cani u bë nënë për herë të dytë vetëm pak ditë më parë. Në familjen e artistëve Albana Skënderaj dhe Miriam Cani erdhi vogëlushi Duam, vëllai i Ameli.
Që pas lindjes së djalit, këngëtarja nuk ishte shfaqur në publik dhe ndaj ky i fundit ka pritur për një imazh të nënës së re.
Mëngjesin e sotëm, Miriami ka publikuar një foto të sajën, teksa shijon kafen e mëngjesit në shtëpinë e saj dhe ashtu natyrale pa make up, duket yll e bukur.
Të shumta kanë qenë komplimentet që kanë vërshuar poshtë fotos me përshëndetjen e mëngjesit që artistja u ka dhënë mijëra ndjekësve të saj.