Prezantuesja Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani u bënë pirndër për herë të parë, gati 1 javë më parë.
Çifti aq i dashur për publikun mirëpriti në jetë djalin e tyre Noah, që erdhi si fryt i dashurisë dhe lidhjes disavjeçare të dyshes.
E 6 ditë pasi u bë nënë për herë të parë Fatma ka bërë edhe daljen e parë publike, duke u larguar për pak nga i biri por për një arsye madhore.
Partneri i saj, shefi i kuzhinës Alfio ka hapur shkollën e tij të gatimit dhe ka ftuar edhe emra të njohur të jetës publike. Kështu në këtë event nuk kishte si të mungonte mbështetësja e tij kryesore, Fatma e cila ka bërë edhe një dedikim të veçantë për babin e djalit:
“Babi Alfio, tani jemi dy qe duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftesine tende per te bere gjerat qe do dhe per ti bere gjithmone perfekt! Te duam kampion! ❤️ Suksese”.



















