KreuStil Jetese

Letizia e Spanjës na tregoi fare thjesht sesi t`i veshim fustanet me cepa plot elegancë!

Sytë bojëqielli të Leonorës, trashëgimtarja e fronit të Spanjës që mbahet sot nga i ati, Felipe VI ishin pak të trishtuar në Madrid kur u paraqit bashkë me prindërit dhe motrën Sofia në celjen solemne të parlamentit , e cila u bojkotua nga dhjetëra eksponentë politikë katalanas. Por përtej kësaj, familja dukej shumë bukur; të gjitha ishin veshur me mjaft elegancë, por sigurisht, ajo që ra më tepër në sy me kombinimin e hijshëm të saj ishte mbretëresha Letizia.

Ajo kishte veshur një fustan të derdhur ngjyrë qumështi, i cili në fund nuk vinte i drejtë, por me cepa. Sipër mbante një pallto të shkurtër të zezë, flokët I kishte mbledhur topuz poshtë dhe për aksesor, kishte zgjedhur një palë vëlë të gjatë me perla.

Mbretëresha, që rrallëherë mund të gabojë me kombinimet, e mori dhe këtë radhë notën dhjetë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF