
Alketa Vejsiu në “Ariston” do të prezantojë me një kostum pink floreal të “Dolce & Gabbana”-s si dhe me një fustan nga “Class event”. “Ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur ‘Dolce & Gabbana’ për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të ishte një brand shqiptar”, është shprehur moderatorja e cituar nga Panorama Plus.
Alketa duket se nuk do të dalë shumë nga formati i Festivalit të Këngës në RTSH, dhe përvec një monologu me të cilin do t`i drejtohet publikut, duket se edhe do të këndojë. Prezantimi i natës së tretë të Sanremos, është parë si pika kulmore e karrierës së moderatores së njohur.



















