Alketa Vejsiu do të ngjitet sot në skenën e “Ariston” për festivalit e njohur italian “Sanremo” ku do të ketë minutat e saj në prezantim. Së bashku me Amadeus dhe partnere e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Gergina Rodriguez.
Në një prononcim ekskluziv për gazetarin e emisionit Opinion, Drini Zeqo, Vejsiu ka konfirmuar se mbrëmjen e sotme do të këndojë në skenën e Sanremos dhe gjithashtu do të ketë edhe një monolog.
“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë”.
Sa i përket pyetjes së nëse do të këndojë në skenënë e Sanremo-s, ajo ka thënë: “Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”.
Prezantuesja e njohur shqiptare ka konfirmuar se veshjet e zgjedhur apër mbrëmjen e sotme do të jenë dy fustane që siç është bërë me dije më herët do të jetë një nga “Dolce&Gabbana” dhe një nga një brand shqiptar.



















