Ndalesa e fundit e Kate Middleton dhe princit William, pjesë e detyrimeve të tyre mbretërore, ishte në Mumbles Pier, në South Wales. Dukesha e Cambridge-it, dukej e jashtëzakonshme, por në fakt kishte bërë një kombinim që nuk është aspak i paarritshëm edhe për të tjerët. Ajo kishte veshur një pallto të errët Hobbs, pamjen formale të të cilit e thyente me një shall me printe të kuq e të bardhë. Të kuq e kishte dhe fustanin, e cantën e dorës. Dhe në këmbë, mbante cizme të gjata të zeza.
Ekspertët e modës e lavdëruan këtë zgjedhje të saj: sipas tyre, këpucët stiletto nuk do të kishin të përshtatshme në atë të ftohtë, ndërsa cizmet e shkurtra nuk do të shkonin me veshjen, në një kohë kur të gjatat theksojne më shumë gjatësinë e këmbëve ( kjo është dhe një hile stili e preferuar shumë edhe nga Victoria Beckham).



















