Ngjarja e rëndë e ndodhur në kryeqytet 3 vite më parë ku disa të rinj patën një sherr për një karikues telefoni tronditi rëndë opinionin publik.
Nga zënka banale për karikuesin humbi jetën 19-vjeçari Marvi Mihali, djali i vetëm i mësueses së anglishtes Fatmirës dhe kampionit të dikurshëm të atletikës Pavllo Mihali.
Por mesa duket ditë të lumtura e me shpresë kanë mbërritur edhe në shtëpinë e dy prindërve që prej 3 vitesh ishte pllakosur nga zia. Mësohet se prindërit e Marvit të ndjerë janë bërë me një vajzë dhe lajmin e bukur e dha për publikun gazetari Bledi Mane në një postim të bërë në Facebook.
“LAJM I GËZUAR/ MARVI MIHALI BËHET ME MOTËR!”, shkruan Mane duke shtuar: “Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes”.



















