Në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe Nexhmijë Pagarusha, që ndërroi jetë mëngjesin e 7 shkurtit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur 9 shkurtin ditë zie kombëtare.
Vendimi i Presidentit Thaçi është marrë në shenjë respekti për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.
Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.



















