U lakua shumë në media rrëfimi i saj për vëthët që kushtojnë sa një shtëpi, por Fjodora Fjora thotë se nuk ka qenë tamam kështu pohimi i saj. Gazetarja e kulturës, e cila është njëkohësisht dhe moderator sqaroi se vëthët aq të kushtueshëm, nuk ishin të sajat. Sipas Fjodorës shprehja është nxjerrë nga konteksti e është keqpërdorur nga dikush që pastaj ka mbushur portalet, dhe kjo e ka stresuar goxha, sic tregoi dhe vetë përmes një postimi në Instastory.
“Per miqte e mi gazetare te portaleve…nese nuk ju dhimbsem une, ju lutem kujtoni qe kam femije per te rritur…e mos me vini mbi shpatulla teorira qe kam vathe qe kushtojne sa nje shtepi..nje shprehje e shkeputur nga nje emision uroj t’ju kete shtuar juve lexuesit, por mua personalisht me ka shtuar stresin nga komentet e njerezve! Do ju lutesha te kuptoni dhe mirekuptoni, se si nje nene, prind i vetem e si nje njeri qe punoj shume nga mengjesi ne darke per tja dale mbane me vjen keq kur abuzohet ne kete menyre!! UNE NUK KAM VATHE QE KUSHTOJNE SA NJE SHTEPI. UNE KAM FATIN QE TE BASHKEPUNOJ ME FIRMAT ME TE NJOHURA QE ME RESPEKTOJNE DHE ME KERKOJNE TE REKLAMOJ BIZHUTERITE E TYRE NE EVENTE TE NDRYSHME KU MARR PJESE”, ka shkruar ajo.



















