Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e festivalit italian Sanremo mbremjën e djeshme dhe gjatë prezantimit e performancës së saj veshi dy fustane. I pari i markës së njohur italiane “Dolce&Gabbana” ndërsa i dyti i realizuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.
Por Sahiri nuk ishte i vetmi stilist në natën e 3-të të Sanremo-s sepse një tjetër stiliste e njohur nga Kosova ka pasur krijimin e saj në atë skenë.
Georgina Rodriguez shkëlqeu në fillim të festivalit dhe fustani i bardhë që kishte zgjehdur ishte i krijuar nga stilistja e njohur Lia Stublla.
Ky fakt është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e stilistes dhe duket se bashkëpunimi mes Georginës dhe Stubllës ka qenë i suksesshëm për shkak se 26-vjeçarja edhe më herët në evente të rëndësishme ka veshur fustanet e stilistes kosovare.



















