KreuStil Jetese

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës; Zbulohet amaneti i fundit i artistes

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë mëngjesin e 7 shkurtit pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej pak kohësh.

Artistja e muzikës shqiptare para se të ndahej nga jeta është shprehur se ka qenë e zhgënjyer nga shteti për mungesën e vlerësimit të artistëve e andaj ka kërkuar që pëprcjellja për në banesën e fundit të jetë private e jo me ceremoni shtetërore.

Këtë amanet e ka rrëfyer për emisionin “Shqipëria Live” mikesha e saj Radije Hoxha në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike me Top Channel, mesditën e sotme.

“Kur vdesim, merret Zoti me ne. Për së gjalli, le të merren të tjerët”, tregon Hoxha fjalët e fundit të 86-vjeçares që u shua sot duke lënë pas artin e saj të pavdekshëm.

Familjarët e Nexhmije Pagarushës kanë thënë se e ndjera ka kërkuar që varrimi i saj të bëhet vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë. Ajo ka kërkuar të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës, në Kosovë dhe përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF