Biznesmenia shqiptare Silva Baltadori ka qenë e ftuar pasditen e së premtes në emisionin “Ftesë në 5” ku gjatë bisedës ka habitur publikun me një deklaratë të bërë.
Duke folur për jetën e saj private sipërmarrësja tregoi pa dorashka marrëdhënien që ruan sot me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës dhe partnerin e saj aktual.
Ajo tregoi se ruan një marrëdhënie fantastike me dy meshkujt e rëndësishëm të jetës se saj dhe se kur zihet me partnerin e saj hollandez Dick, telefonon ish-bashkëshortin.
“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabelit, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, por nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun, unë marr në telefon Xhorxhon. Më beso! Nuk jam fare hipokrite. Jemi vërtet miq të mrekullueshëm. E thashë dhe më parë, martesa jonë derivoi dhe ne morëm dy drejtime të ndryshme. Ishim shumë të rinj, së pari dhe maturimi bëri që të ngjisnim shkallë të ndryshme. Ishim natyra të ndryshme dhe jemi karaktere të ndryshme. Kjo është e vërteta”.
Silva Baltadori njihet për deklaratat e saj pa komplekse në ekran dhe sa herë që është e ftuar për intervista shkakton bujë dhe lajme në media. Ajo jeton prej vitesh në Hollandë së bashku me partnerin aktuar, inxhinierin holandez të quajtur Dick me të cilin finalizoi lidhjen vetëm pak muaj më parë.



















