KreuStil Jetese

Alban Skënderaj zbulon surprizën e Shën Valentinit dhe ne s’po durojmë dot!

Pak ditë pasi u bë baba, Alban Skënderaj zbulon surprizën e radhës!

Ky Shën Valentin do të jetë i veçaantë për të gjithë fansat e Alban Skënderajt. Artisti ka zbuluar se në Festën e të dashuruarve ka gati për të hedhur në treg këngën dhe klipin e tij të ri, pas një pauze disamujore.

Pak ditë pasi u bë baba për herë të dytë, artisti ka njoftuar se diçka e re do të ndodhë më 14.02.2020 dhe këtë njoftim e ka shoqëruar me 3 foto ku shihet pranë kitares së tij.

Vetëm kaq ka mjaftuar që fansat e zjarrtë të yllit të muzikës të entuziasmohen, ndonëse nuk dihen më shumë detaje mbi ëtë projekt të ri, numërimi për të cilin ka nisur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF