Nata e ndarjes së çmimeve Oscars të dielën e 9 shkurtit i kishte pak nga të gjitha. Yjet arritën të vinin ndryshe e jo vetëm kaq por 13 prej tyre kanë shkaktuar më shumë bujë.
1- Si mund të shkruaj Billie Eilish me këto thonj?!
E veshur e githa me Chanel, Billie Eilish për të kompletuar look-un e saj kishte realizuar thonjtë shumë të gjatë, ndoshta më të gjatët në event.
2- Me bukë me vetë në rast emergjence
Aktorja 10-vjeçare Julia Butters e “Once Upon a Time in Hollywood” ishte siguruar të kishte një sanduiç të vogël me vete në çantën e saj 2500 dollarëshe!
3- Të ftuar të vegjël por shumë special
America Ferrera dhe Ciara u shfaqën në Tapetin e Kuq me barkun e rrumbullakosur e nuk kishte gjë më të bukur!
4- Një homazh për Kober Bryant
Regjisori Spike Lee bëri homazhin më të ndjerë e më të veçantë në Tapetet e Kuq të këtij viti, në nder të basketbollistit Kobe Bryant.
5- Në kërkim të autografëve
Në ditët e sotme shumica e njerëzve kur takojnë një personazh të famshëm kërkojnë të bëjnë një foto selfie me të. Por disajneria Sandy Powell, e nominuar për filmin “The Irishman” donte të kishte sa më shumë autografe të yjeve të pranishëm në ceremoni.
6- Një protestë e vogël
Ndoshta nuk e dini por në Oscars këtë vit nuk ishte nominuar asnjë grua në katergorinë “Regjisorja më e mirë”. Ndaj Natalie Portman vendosi t’ë protestonte në mungesë të emrave të tyre e zgjodhi t’i shkruajë ato në xhaketën e saj Dior.
7- Më të vegjëlit shkëlqejnë njësoj
Roman Griffin Davis dhe Archie Yates patën momentin e tyre në Tapetin e Kuq dhe shkëlqyen njësoj si të mëdhenjtë.
8- Riciklimi është në modë
Disa prej yjeve zgjodhën të vishnin një veshje të mëparshme me të cilën kanë parakaluar edhe më herët një një Tapet të Kuq
9- Veshje për çdo stinë
Nëse Diana Keaton ishte përshtatur me motin nga ana tjetër Emily Ratajkowski mesa duket ishte gati për mot të nxehtë.
10- Elton John ‘rock’
Nëse meshkujt në evente të kësaj natyre i qëndrojnë besnikë kostumeve të zeza ose të bardha, Elton John trhoqi vëmendjen me xhaketën lejla dhe atletet me ngjyrë të ndryshme
11- James Corden dhe Rebel Wilson u shndërruan në mace
Aktoret e “The Cats” James Corden dhe Rebel Wilson u ngjitën në skenë me kostumet e tyre në film.
12- Billy Porter vazhdon të suprizojë
Nëse ka Tapet të Kuq atëherë ka edhe Billy Porter që vesh diçka surprizuese.
13- Me qenin me vete
Ndoshta nuk e keni idenë se kush është Charles Annenberg Weingarten por ama qeni i tij me vete në after party-n e Oscars rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.



















