Almeda Abazi feston sot ditëlindjen e saj të 28-të. Në këtë ditë kaq të veçantë për modelen nuk kishte si të mungonin urimet e miqve dhe familjarëve, të cilat kanë qenë të shumtë.
Por sigurisht kampioni i urimit më të veçantë mbetet bashkëshorti i Almedës, aktori turk Tolgahan Sayışman i cili ka gjetur fjalët më të ngrohta për bukuroshen me të cilën u martua 3 vite më parë.
“Mirë që u linde ti bota ime” shkruan 38-vjeçari mbi foton e publikuar me dashurinë e jetës së tij.
Në fakt 13 shkurti nuk është vetëm ditëlindja e Almedës por është një datë e rëndësishme në dashurinë e dyshes. 3 vite më parë, në Los Angeles, kur festonte 25-vjetorin e ditëlindjes, Almeda i tha “PO” partnerit të saj duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre disavjeçare. Sot Almeda dhe Tolgahan janë prindër të djalit Efefan që erdhi në jetë në fillim të majit të vitit 2019.

Parashikimi i Horoskopit, datë 13 shkurt 2020

Veshjet perfekte për Shën Valentin!!!

















